(VIDEO) Alternativa: Nuk kemi interes për t’iu bashkuar Qeverisë Zaev

by admin
Spread the love

Zv/kryeministri për çështje ekonomike dhe nënkryetar i LSDM-së Fatmir Bytyqi paralajmëroi rikonstruim të Qeverisë dhe zgjerim të mundshëm të shumicës parlamentare. Sipas Bytyqit, Qeveria nuk po funksionon normalisht, ndërsa vendi gjendet në krizë pandemie, ekonomike dhe energjetike. Ai thotë se 6-7 ministra të rinj mund të vijnë në detyrë në Qeverinë “Zaev 3”.

FATMIR BYTYQI, ZV/KRYEMINISTËR
“Si Qeveri ne nuk funksionojmë normalisht tashmë tre muaj për shkak të zgjedhjeve lokale. Puna e të gjitha institucioneve ka rënë në minimum, që ishte befasi për mua sepse jam i ri në politikë. Ne në këtë periudhë duhet ta sjellim buxhetin, na pret krizë me pandeminë, kemi krizë ekonomike, ndërsa moment i ri është kriza energjetike, kështu që tani nuk është momenti që të mos punohet me të gjitha forcat”.

Edhe pse kryeministri Zaev konfirmoi se është i interesuar që ta zgjerojë shumicën parlamentare me deputetët e Alternativës, nga kjo parti thanë sot se deri në këtë moment nuk ka kanë pasur ofertë, e as nuk kanë interes për t’iu bashkuar Qeverisë.

Nga ana tjetër, VMRO DPMNE sot edhe një herë përkujtoi se Zaev dhe e gjithë Qeveria e tij duhet të japin dorëheqje, jo vetëm për shkak se Zaev vetë e paralajmëroi, por edhe për shkak të dështimeve në të gjitha sferat.

DIMÇE ARSOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO DPMNE-SË
“Nëse Zaev nuk dëshiron të jep dorëheqje, qytetarët vetë do ta shkarkojnë. Populli vendosi në zgjedhjet lokale me mbi 100.000 vota dallim se koha e politikanëve mashtrues dhe gënjeshtarë siç është Zoran Zaev dhe e gjithë klika për rreth tij, tashmë ka mbaruar”

Aktualisht Qeveria ka mbështetjen e vetëm 60 deputetëve, po aq sa ka opozita, të paktën sipas radhitjes së forcave në seancën për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë. /SHENJA/

 

You may also like