VIDEO/ Allegri me dhimbje koke, Rabiot dëmtohet në stërvitje

by admin
Spread the love

Juventusi është në alarm për mesfushorin Adrien Rabiot në prag të sfidës së Champions League kundër Villarreal. Mediat italiane kanë publikuar një video ku mesfushori francez është dëmtuar në stërvitjen e sotme dhe ka kërkuar ndihmën e stafit mjekësor.

Rabiot u dëmtua gjatë një ndërhyrje të mesfushorit të ri Diego Stramaccioni, i cili u shtri në tokë dhe kërkoi menjëherë ndihmën e stafit mjekësor. Kështu, mesfushori francez mund të mos jetë i disponueshëm për Allegrin në sfidën e radhës.

Juventusi do të përballet nëse ndaj Villarreal në kuadër të Champions League. “Zonja e Vjetër” do të udhëtojë drejt Spanjës ku e pret “nëndetësja e verdhë” në orën 21:00. /oversport.tv

You may also like