(VIDEO) Ali Ahmeti kërkon reagimin e popullit rus kundër Putinit

by admin
Spread the love

Në Shkup sot BDI ka mbajtur manifestim për nder të 20-vjetorit të partisë. Ali Ahmeti i bëri thirrje të gjithë faktorëve në vend, institucioneve, medieve, gjyqësorit, organizatave joqeveritare që të luftohet korrupsioni.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË 

“T’i hapim front korrupsionit, dhe ta ç’rrënjosim jo me llafe, propagandë e shpifje, por me denoncime konkrete jo gjueti shtrigash. Komuniteti ndërkombëtar dhe gjithë partitë politike në vend i porosisë se tek BDI-ja do të vazhdoni ta keni partnerin besnik të fjalës dhe të veprave, të idealeve dhe të vlerave, frontmen në betejat” .

Ahmeti tha se kohë më parë ka theksuar se Ukraina nuk është larg dhe disa janë tallur me këto deklarata.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË  

“Sot e gjithë bota është në pasiguri, ekonomia rrezikohet, jeta cenohet. Duke parë skenat trishtuese që la lufta, ndjehem i dëshpëruar nga mosreagimi i popullit rus ndaj krimeve dhe agresionit të paprovokuar dhe të paarsyeshëm rus në Ukrainë”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se duhet të mbyllet kontesti me Bullgarinë që të mund vendi të fillojë bisedimet me BE-në.  /SHENJA/

 

 

You may also like