(VIDEO) Ali Ahmeti: BDI-ja sulmohet nga të gjithë sepse është çelësi për funksionimin e shtetit

by admin
Spread the love

BDI-ja po sulmohet nga të gjitha anët, është çelësi i funksionimit të shtetit dhe nuk mund të rrënohet lehtë”, kështu tha mbrëmw kryetarii Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë promovimit të kryetarit të degës së Çairit. Ahmeti tha se BDI  ka lindur nga UÇK-ja dhe gjaku I dëshmorëve, e jo nëpër sallone dhe studio televizive.

Ali Ahmeti

 “Qëllimi ishte që substancën organizative themeltare në këtë vend ta dëmtojnë, sepse BDI-ja është strukturë. Jo që ka lind në sallone, jo që ka lind në ekrane televizive. BDI ka lind nga fronti, ka lind nga UÇK-ja, ka lind nga gjaku, nga djersa, nga të gjithë ata njerëz që kanë vuajtur burgjeve, që i kemi larë me gjak nga Gjevgjelia deri në Jesenicë”.

Ahmeti rikujtoi se sulme të ngjashme kundër BDI-së kanë ardhur edhe nga LSDM-ja dhe se këto sulme aktuale që vijnë nga VMRO-DPMNE-ja, bëhen për shkak se BDI është parti kyçe, pa të cilën, institucionet nuk do të ishin stabile.

Ahmeti tha se të gjithë ata qëe sulmojnë BDI-në e kanë kot, pasi sipas tij BDI nuk mund të rënohet përmmes gënjeshtrave. /SHENJA/

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like