(VIDEO) Aleanca: Vendimi i Qeverisë për rritjen e participimit të pacientëve është skandaloz

by admin
Spread the love




Bekim Tateshi, nga Departamenti për Shëndetësi i Aleancës për Shqiptarët, ka deklaruar sot se javën e kaluar, në vazhdën e masave anti-krizë të Qeverisë është propozuar edhe rritja e participimit gjatë vizitave dhe ekzaminimeve në spitalet publike. Partia opozitar shqiptare vlerëson se ky është një propozimin skandaloz  të cilin e ka pranuar edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila deklaron se po shqyrtohet mundësia e futjes dhe rritjes së participimit në përdorimin e shërbimeve shëndetësore”. Ndërsa, nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor thonë se kjo kërkesë nuk do të merret si akt i kryer dhe se fillimisht do t’i bëjnë analizat se a do të jetë i domosdoshëm ky shtrenjtim i participimit për shërbimet shëndetësore.

BEKIM TATESHI, DEPARTAMENTI PËR SHËNDETËSI I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Në kampanjën parazgjedhore në vitin 2016, partitë qeveritare LSDM-BDI premtonin shërbime kualitative shëndetësore nëpër spitalet publike si dhe heqjen e pagesës së participimit. Le që nuk i mbajtën premtimet, por në janar të viti 2019 i rritën çmimet e participimit dhe çmimet e barnave”

Tateshi deklaroi se Aleanca për Shqiptarët, ngre zërin e arsyes kundër këtij propozimi skandaloz dhe të pakuptimtë të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në këtë kohë të krizës energjetike që në mënyrë direkte dhe indirekte ndikon në standardin edhe ashtu të ulët të banorëve në Maqedoninë e Veriut.

BEKIM TATESHI, DEPARTAMENTI PËR SHËNDETËSI I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Aleanca për Shqiptarët propozon këto masa anti-krizë në shëndetësi: Qeveria të bëj kontroll rigoroz për korrigjim të çmimeve të barnave dhe materialeve harxhuese; Të riintegrohet Qendra Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup dhe  Të riintegrohen spitalet e përgjithshme me shtëpitë e shëndetit nëpër të gjitha qytetet e shtetit”

Tateshi deklaroi se një vendim i gabuar dhe i shpejtuar, pa analiza konkrete nga specialistë të fushës do të rrezikonte shëndetin publik të banorëve e sidomos atë të rasteve sociale. /SHENJA/

 

 


You may also like