(VIDEO) Aleanca për Shqiptarët mbështet protestën kundër kazinove

by admin
Spread the love

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët bën të ditur se do ta mbështesë  protestën  kundër hapjes së kazinove dhe lojërave të fatit në vendet e banuara dhe në afërsi të institucioneve arsimore, fetare dhe edukative. Ata sot iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së  Lëvizjes Anti-Bixhoz drejtuar partive politike, duke ftuar të gjithë të gjithë qytetarët e Tetovës pa dallime partiake t’i bashkohen protestës. Sipas tyre, mjaft është luajtur bixhoz me të ardhmen e fëmijëve tanë, dhe se duhet shpëtuar nga këta dukuri devijante dhe fatale për shoqërinë.

Adnan Neziri, deputet nga Aleanca për Shqiptarët

“Publikisht, ftojmë të gjithë anëtarët, simpatizantët e Aleancës për Shqiptarët, si dhe të gjithë qytetarët e Tetovës dhe jo vetëm, pa dallime partiake që të martën në ora 14:00 në mënyrë masovike, të marrin pjesë në protestën e organizuar nga qytetarët dhe mbështetur nga Lëvizja Anti-Bixhoz. Kjo protestë dhe kjo rrezistencë ndaj dukurive devijuese është obligim për të gjithë ne, që të parandalojmë degradimin dhe devijimin e fëmijëve dhe familjeve tona”

Ndërkaq, deputetët e Alenacës do të përpiqen që nëpërmjet Kuvendit të ndryshojnë Ligjin për lojërat e fatit, dhe në ditët në vazhdim do të dorëzojnë amendamente për t’i larguar kazinot dhe bixhozin jashtë vendbanimeve. Nga kjo parti gjithashtu thonë se do të takohen edhe me drejtuesit e Lëvizjes Anti-Bixhoz për të kordinuar qëndrimet tona dhe kërkesat e tyre dhe siç thonë për të fituar bashkë me qytetarët këtë betejë jetike për të ardhmen e shoqërisë tonë.

Tashmë një periudhë e gjatë kohore ky problem mbetet ende i pazgjidhur, pasi që  në shumë qytetet të Maqedonisë së Veriut, kazinot dhe lojërat e fatit gjinden afër institucioneve, arsimore dhe të tjera. Ndërsa, ligji aktual parasheh se objektet e bizneseve private ku ushtrohen aktivitete për lojëra të fatit, nuk mund të jenë ngjitur me oborrin e institucioneve arsimore. Por, kjo nuk është e mjaftueshme për shoqatën e arsimtarëve, pasi që anembanë shkollave fillore ose të mesme, në një rreze më pak se 300 metra janë të mbushura me kazino dhe bastore sportive.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

You may also like