(VIDEO) Aleanca për Shqiptarët i propozon Qeverisë dy masa kundër shtrenjtimit të rrymës

by admin
Spread the love




Pas rritjes të çmimit së energjisë elektrike, partia opozitare Aleanca për Shqiptarët i propozon Qeverisë që të marr në shqyrtim dy opsione për t’ua lehtësuar qytetarëve paguarjen e rrymës elektrike, respektivisht kërkon largimin e 5 përqindëshit të TVSH-së, dhe taksën e ndriçimit publik ta merr përsipër pushteti qendror. Ata këto propozime i bënë me qëllim që fatura e rritjes së çmimit të jetë e përafërt me vlerën e faturës para rritjes së çmimit.

 Ilire Dauti, deputete nga Aleanca për Shqiptarët

“Që fatura pas rritjes së çmimit të jetë e përafërt me vlerën e faturës para rritjes së çmimit, nga Aleanca për Shqiptarët propozojmë që njërën nga këto dy propozime Qeveria ta merr në shqyrtim: e para: të shqyrtojë mundësinë që për sa kohë të zgjat kriza energjetike të largojë 5 për qind të TVSH-së në fakturën me karakteristikat e përmendura më lartë që kapte vlerën prej 3.441 denarë do të mundësonte ndihmë për të gjithë qytetarët në vlerë prej 156 denarë, apo propozimi i dytë: taksën e ndriçimit publik në vlerë prej 168 denarë ta merr për obligim pushteti qendrorë t’ia mbulojë pushtetit lokal”

Ata shtuan se edhe pse qeveritë i kanë ditur shkaqet dhe pasojat e kësaj që do të ndodhë më vonë si pasojë e tranzicionit të gjelbër në Evropë dhe në botë, sipas tyre nuk kanë implementuar strategji dhe as nuk kanë krijuar buxhete të vazhdueshme për mënjanimin e këtij problemi.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 


You may also like