(VIDEO) Aleanca për Shqiptarët: Emërimi i Fërçkovskit është skandaloz

by admin
Spread the love




Ky dekretim nëpër terr nga ana e Presidentit Stevo Pendarovski është një skandal diplomatik i paprecedentë dhe një fyerje e qytetarëve. Kështu e vlerëson Aleanca për Shqiptarët,  dekretimin e Ljubomir Fërçkovskit si amabsador i Maqedonisë së Veriut pranë OKB-së në Neë York. Nga kjo parti thonë se janë tre arsye që Fërçkovski nuk mund të jetë ambasador, e para ka të bëjë me angazhimin politik dhe qasjen thellësisht antishqiptare, e dyta Fërçkovski është shquar si albanofob dhe fashist ordiner, dhe e treta, ndoshta më e rënda sipas ASH-së, për  faktin se ai është person non grata në vendin për ku është dekretuar.

Arben Taravari, nga ASH

Këto ditë, kur po shohim se sa i rëndësishëm po bëhet sistemi i OKB-së në rendin e ri botëror dhe në adresimin e përplasjeve midis botës demokratike dhe regjimeve totalitare dhe fashiste si ai i Putinit, një individ famëkeq dhe anti perëndimor si Fërçkovski nuk guxon të përfaqësojë shtetin në OKB. Kjo do të ishte e rrezikshme”

ASH i bënë thirrje  presidentit që të tërheq dekretimin e Fërçkovskit dhe mos të bëhet shkaktar i një dëmtimi kaq të rëndë të interesit të vendit dhe qytetarëve. Ndërsa thonë se i vetmi vend ku personi në fjalë do të ishte i pranueshëm si amabasador është Moska e Putinit , por asesi kryqendrat i aleatëve tonë perëndimore. Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like