(VIDEO) Ahmeti: Opozita e shfrytëzoi Kurtin, por nuk mund të fitojnë

by admin
Spread the love

 

Kryetari Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mendon se opozita shqiptare në Maqedoni e ka keqpërdorur vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Çair e Tetovë. Madje ai thotë se partitë opozitare përmes vizitës së kryeministrit të Kosovës,  e kanë promovuar dhe ngritë veten e tyre.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“E mira dhe e shëndetshmja është që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë sepse ju nuk i dini rrethanat në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ju nuk e dini konfiguracionin. E them këtë sepse edhe unë nuk e kam ditur derisa kam zbritur në Maqedoni të Veriut…. Vizita këtu mbase mund të ketë edhe pak sherr nga partitë opozitare për të promovuar dhe për ta ngritë veten e tyre, por përmes kryeministrit të Kosovës. Dhe si duket në këtë drejtim kanë pasur sukses. Për mendimin tim është keqpërdorim i vizitës së kryeministrit të Kosovës”.

Në një intervistë për ‘RTK Prime’, Ahmeti shprehet se opozita si fituese e zgjedhjeve, mbetet vetëm një ëndërr për ta parë.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Opozita përditë duhet të kërkojë zgjedhje, opozita përditë duhet të thotë se do i fitojë zgjedhjet, por kjo mbetet një ëndërr për ta parë. Koha do e provojë se është vetëm një ëndërr dhe aq të vogël e minor janë saqë nuk u bëjnë derma as ëndrrat, nuk u bëjnë. Për ta shpie në opozitë BDI-në, një fushatë të tërë LSDM në krye me Zoran Zaevin ka bërë para 3 vjetësh. Bile Bile mësuan edhe parullat shqip “BDI në opozitë”, bërtiste në mitingje Zoran Zaevi, lëre që nuk i humbi zgjedhjet BDI, por 50% më tepër mandate fitoi sesa mandatin që e mbylli”.

Ndërkaq, shtoi se presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski janë ngutur me reagimet për emërtimin e rrugës “Adem Demaçi”. Ndërsa, referuar iniciatës së kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovskas për kthimin e emrit të mëparshëm të kësaj rruge, Ahmeti tha se kjo nuk mund të ndodhë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like