(VIDEO) Agjencia Fitch: Ekonomia nga cilësimi: Negative ka kaluar në gjendje stabile

by admin
Spread the love

Ministria e Financave ka komentuar rishikimin  e perspektivës së vlerësimit kreditor të Maqedonisë së Veriut të bërë nga Agjencia “Fitch”. Ministria thekson se konstatohet gjendja nga negative në stabile, duke konfirmuar politikat qeveritare.

Agjencia thekson se rezistenca e ekonomisë vendase ndaj efekteve të pandemisë globale, konflikti në Ukrainë, si dhe stabiliteti makroekonomik i cili ruhet nga politika financiare kredibile dhe koherente, konsistente me kursin fiks devizor të ruajtur afatgjatë, mundësoi që Republika e Maqedonisë së Veriut të marrë vlerësim kreditor “BB+” me perspektivë të përmirësuar.

Ministria e Financave

“Për Republikën e Maqedonisë së Veriut, rishikimi i perspektivës së vlerësimit kreditor nga negative në stabile ka rëndësi të veçantë sepse është konfirmim i zbatimit të politikave të duhura në kushtet e krizës globale të çmimeve dhe asaj energjetike. Pritshmëritë e kësaj agjencie janë që deficiti do të zvogëlohet në mënyrë shtesë”.

Ministria e Financave thekson se vlerësimi kreditor ka ndikim pozitiv ndaj vendimeve për investime në një vend, që nga ana tjetër ka ndikim ndaj rritjes së mëtejshme ekonomike, rritjes së eksportit, si dhe rritjes së punësimit dhe pagave.

Raportin e Agjencisë “Fitch” e ka komentuar edhe Banka Popullore, e cila vlerëson se ekonomia maqedonase tregoi rezistencë ndaj goditjeve globale. Theksohet se stabiliteti makroekonomik është ruajtur, mbështetur nga përcaktimi i qëndrueshëm i politikave dhe stabiliteti afatgjatë i kursit të këmbimit.

Banka Popullore

“Pavarësisht presioneve nga çmimet e importit të energjisë në deficitin tregtar, në vitin 2022 rezervat valutore shënuan një rritje prej 270 milionë eurosh. Me këtë, rezervat valutore vazhdojnë të mbeten në një nivel që sipas standardeve ndërkombëtare është adekuat për të mbështetur strategjinë e një kursi të qëndrueshëm të këmbimit”

Banka Popullore thekson se sektori bankar është i qëndrueshëm dhe nuk është prekur nga zhvillimet e fundit globale.  /SHENJA/

 

 

You may also like