(VIDEO) Agjencia e Ushqimit: Alarmi i rremë është krim, do ta padisim VMRO-në

by admin
Spread the love

Kastravecat, qepët e reja, specat dhe domatet,  të gjitha këto perime janë të sigurta për konsum, deklaroi drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikollçe Babovski.  Ai i mohon akuzat e bëra nga Cvetan Tripunovski, kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhimin e Ujërave nga VMRO-DPMNE, i cili tha se gjatë kontrollit të këtyre perimeve ka pasur prani të shtuar të pesticideve. Drejtori i Agjencisë theksoi se do të duhet të ndërmarrin disa veprime për të mbrojtur qytetarët. “Për ne nuk ka kuptim kërkimfalja. Nëse dikush duhet të kërkojë falje, kjo është për qytetarët” tha Babovski.

NIKOLLÇE BABOVSKI, DREJTOR I AGJENCISË SË USHQIMIT DHE VETERINARISË

“Përhapja e panikut dhe alarmit të rremë është krim. Të gjitha këto rezultate që i referohen mbetjeve të metaleve ose pranisë së metaleve të rënda, të gjitha janë rezultate negative. Nuk e di se cili ka qenë qëllimi për të përhapur panik te qytetarët me rezultate negative. Duket se gjatë konferencës dikush ka gënjyer dikë. Nëse shikoni rezultatet, dikush ka përzier mikro dhe miligramë. Të gjitha janë brenda sasive të lejuara. Rezultatet janë negative”

Babovski sqaroi se gjatë importit, kur bëhen kontrolle, nëse konstatohen dërgesa që nuk janë në rregull, ato vihen nën vëzhgim. I pyetur nëse do ta ndjek penalisht Tripunovskin për përhapjen e panikut, ai tha se ekipi drejtues do të vendosë në ditët në vijim dhe se asnjë Prokurori nuk mund ta rregullojë atë që ishte paniku mes qytetarëve.

Të premten kryetari i komisionit për bujqësi, pylltari dhe menaxhim të ujërave në një konferencë për media, njoftoi se Agjencioni për Ushqim dhe Veterinari dhe Мinistria e Bujqësisë me vetëdije kanë lejuar dhe vënë në treg perime si domatet dhe kastravecat që përmbajnë pesticide, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like