(VIDEO) 124 masa ndëshkuese për shoferët në Shkup

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme po vazhdon kontrollet е intensifikuara për të dënuar personat që nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit. MPB infrormon se vetëm  në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 124 masa ndëshkuese.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Shtatë sanksione për përdorim të telefonit celular, 8 masa për drejtim të automjetit pa patentëshofer, shtatë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 11 masa për drejtim të automjetit në ndikimi të alkoolit, një sanksion për kalim në semafor të kuq”.

MPB i fton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu njofton se ka arrestuar tre persona për shkak se të njëjtit janë kapur duke transportuar dru pa dokumentacion përkatës.

MINISTRIA E PUNËVE TË MRENDSHME

“Më 07.09.2022, në tre lokacione në zonën e SPB-Manastir, pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, zyrtarët policorë nga SPB-Manastir kanë privuar nga liria B.S.(22) dhe E.A.(27), të dy nga Prilepi dhe N.N. (53) nga fshati Belcë i Demirhisarit, pasi janë kapur duke transportuar dru zjarri me automjete, pa poseduar dokumentacion përkatës”.

Nga  nga MPB deklarojnë se  pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të dorëzohen parashtresat përkatëse për personat në fjalë.

 

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like