(VIDEO) 1 134 personave iu ndërpre asistenca sociale, dëmtuan buxhetin për mbi 2.5 milionë euro

by admin
Spread the love

Nga qershori i vitit 2022 deri më tani në emër të ndihmës sociale i janë dhënë mjete të paligjshme mbi  1 000 qytetarë, tha ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Velkovski. Ai theksoi se në këtë mënyrë buxheti i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është dëmtuar për mbi 2.5 milionë euro  ose 155 milionë  e 38 mijë e 530 denarë . Velkovski potencon se aktualisht janë hartuar dhe miratuar 1 134 vendime për ndërprerjen e asistencës minimale të garantuar dhe sigurimeve shoqërore, me ndalim të ushtrimit të së drejtës në 12 muajt e ardhshëm.  Për gjithë këtë, ministri thotë se ata  kanë përfituar nga kriza e Covid-it.

GJOKO VELLKOVSKI, MINISTRI I PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Ata përfituan nga kriza e Covid-it kur u lehtësuan kushtet për shfrytëzimin e të drejtave sociale për posedimin e një automjeti të regjistruar dhe në sistem hynë të gjitha automjetet më të vjetra se pesë vjet. Edhe pse kriza Covid zyrtarisht përfundoi më 30 qershor 2022, asgjë nuk është bërë për shqyrtimin e rasteve të përdoruesve që posedojnë automjet të regjistruar dhe ata kanë mbetur në sistemin e mbrojtjes sociale dhe i kanë shfrytëzuar të drejtat e tyre të pabazuara”.

Ai sqaroi se Ligji për Mbrojtjen Sociale i vitit 2019 dhe aktet nënligjore janë të qarta, ku është përcaktuar qartë dhe saktë se nëse kërkuesi/përdoruesi ka në pronësi një automjet të regjistruar, ai nuk mund të ushtrojë dhe shfrytëzojë të drejtën për ndihmë sociale. Ministri Velkovski  parashtron pyetje se çfarë vallë kanë bërë strukturat drejtuese të ministrisë gjatë këtyre 18 muajve?

GJOKO VELLKOVSKI, MINISTRI I PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Më 20 janar 2024 është lidhur në mënyrë elektronike marrëveshja për shkëmbimin e të dhënave për bazat e të dhënave ndërmjet ministrave të atëhershëm Trençevska dhe Spasovski. Shkëmbimi i parë i të dhënave është bërë vetëm më 5 mars 2024, gjë që shtron pyetjen: Pse ka pasur pritje? Dhe çfarë bënte ministri deri më 20 janar 2024?”.

Ai  pyet se pse është pritur për emërimin e tij për ministër teknik për të filluar shkëmbimi i të dhënave kur kjo ka mundur të bëhet që të nesërmen, ndonëse ky rast është 10 ditë para emërtimit të tij për ministër. Në ndërkohë, Velkovski thekson se pyetja ende mbetet enigmë. /SHENJA/

You may also like