Vidal snobon Flamengon, dëshiron të transferohet te një tjetër ekip  

by admin
Spread the love

Pas Flamengos dhe Colo Colo, Arturo Vidal ka shprehur një tjetër preferencë se ku dëshiron të transferohet. Mesfushori nga Kili pritet të largohet nga Interi në këtë merkato vere dhe së fundmi janë rritur thashethemet për një transferim te Boca Juniors.

Sipas asaj që raporton Ole, Vidal i ka komunikuar personave të tij të afërt se dëshiron të transferohet në klubin legjendar argjentinas. Megjithatë, “Gjithçka varet nga Fernando”, u shpreh Vidal, duke iu referuar kështu agjentit të tij.

Vidal ka ende edhe një vit kontratë me zikaltërit, por drejtuesit e Interit po punojnë për të larguar mesfushorin. Paga e tij e lartë është një problem në buxhetin e klubit, ndërsa edhe vullneti i lojtarit është që të transferohet në një tjetër ekip. /oversport.tv

You may also like