Vidal drejt Flamengos, do të bëhet lojtari më i paguar në Amerikën e Jugut

by admin
Spread the love

Vidal është gati që të ndryshojë ekip. Interi nuk e ka më në plan mesfushorin dhe kërkon ta largojë atë edhe për shkak të pagës së lartë që ka në ekip. Ndërkohë që nga ana tjetër edhe forma e tij nuk ka qenë ajo që pritej në kampin zikaltër.

Pas konfirmimeve të fundit nga vetë lojtari se dëshiron të transferohet te Flamengo, lajmi ka marrë më shumë zë edhe nga një tjetër veprim i mesfushorit zikaltër. Sipas mediave braziliane, ai është duke kërkuar për shtëpi në Rio de Janeiro ku po bëhet gati për t’u transferuar te Flamengo. Për më tepër

Ai ka gjetur marrëveshje me klubin brazilian dhe në rast se nënshkruan do të bëhet lojtari më i paguar, jo vetëm i ekipi, por i të gjithë Amerikës Jugore. Ai do të përfitojë kështu 4.5 milionë euro në vit, më shumë edhe se ish-lojtari i Interit, Gabigol. /oversport.tv

 

You may also like