Vidal bashkohet me Flamengon, mesfushori do të vazhdojë karrierën në Brazil

by admin
Spread the love

Sapo ka prishur kontratën që e lidhte me Interin, Arturo Vidal ka gjetur menjëherë skuadrën ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Mesfushori nga Kili është zyrtarisht një lojtar i Flamengos. Klubi brazilian ka publikuar njoftimin për blerjen e lojtarit në rrjetet e tij zyrtare.

Mbyllet në këtë mënyrë aventura e mesfushorit me fanellën e Interit, pas 71 paraqitjesh dhe 4 golave të shënuar.

Vidal do të mbajë fanellën me numrin 32-të dhe u prezantua para tifozëve të skuadrës së re para sfidës kundër Atletico-MG, e vlefshme për Kupën e Brazilit. / Oversport.tv

Foto: Flamengo Twitter

You may also like