VËZHGIM – Protestat kundër së djathtës ekstreme mund të shndërrohen në lëvizje

by admin
Spread the love

BERLIN, 4 shkurt /ATSH-DPA/ – Demonstratat e shumta në Gjermani kundër ekstremizmit të djathtë dhe partisë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) gjatë javëve të fundit mund të transformohen në një lëvizje proteste, tha një studiues i njohur.

”Një faktor kyç në përcaktimin e kësaj është nëse pjesëmarrësit formojnë aleanca dhe bien dakord për qëllimet dhe strategjitë e përbashkëta”, tha studiuesi i protestave, Tareq Sydiq.

Gjermania ka parë javë të tëra tubimesh kundër të djathtës ekstreme pas zbulimit se ekstremistët u takuan për të diskutuar konceptin e “migrimit”, përkatësisht deportimin e një numri të madh njerëzish me origjinë të huaj, madje edhe nën detyrim.

Të pranishmit në takim përfshinin disa ligjvënës nga AfD, si dhe nga opozita kristian- demokrate dhe grupi i krahut të djathtë ”Werteunion”.

Sydiq tha se ai ishte i befasuar nga demonstratat e mëdha në mbarë vendin.

”Fakti që njerëzit në zonat rurale gjithashtu dolën në rrugë, dhe jo vetëm në qytetet më të mëdha, ishte gjithashtu mbresëlënës”, tha Sydiq, një studiues në Qendrën për Kërkimin e Konflikteve në Universitetin Philipps në Marburg, i specializuar në lëvizjet sociale.

”Protestat mund të modeloheshin sipas demonstratave të viteve 1990, të cilat tërhoqën shumë njerëz për të mbështetur refugjatët, kështu që patën një efekt afatgjatë. Më tej, protestat aktuale mund të politizojnë njerëzit dhe të promovojnë demokracinë”, tha ai.

Dje, të paktën 200 000 njerëz që dolën në rrugë për të protestuar kundër të djathtës ekstreme në Berlin, Freiburg dhe qytete të tjera.

”Ndërsa protestat e tanishme nuk kanë ende një objektiv të qartë, demonstruesit tashmë mund të pretendojnë një sukses, pasi me shenjën e tyre kundër së djathtës, ata kishin krijuar një ndryshim të caktuar narrativ në atë që njerëzit tani fokusohen jo në përmbajtje, por rreth ekstremizmi i djathtë në AfD”, tha Sydiq.

AfD u themelua në vitin 2013 si një parti kryesisht euroskeptike, por që atëherë është bërë e njohur për qëndrimet e saj të ekstremit të djathtë mbi emigracionin.

”Një numër i madh njerëzish po protestojnë kundër rritjes së popullaritetit të së djathtës ekstreme dhe ideve të saj, sepse ata e kuptojnë se kjo shqetëson edhe qytetarët gjermanë në brezin e tretë, të katërt ose të pestë”, tha ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like