Vetura godet për vdekje një grua në Llapushnik, arrestohet ngasësi (VIDEO)

by admin
Spread the love

Një vajzë ka ndërruar jetë pasi u godit nga një veturë kur po kalonte rrugën në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Llapushnik të Drenasit.

Sipas dëshmitarëve e reja ishte mysafire dhe po tentonte të kalonte matanë rrugës, meqë në atë zonë nuk ka as nënkalim e as mbikalim, njofton Klan Kosova.

Sipas banorëve, vozitësi i automjetit i cili e goditi atë,  e dërgoi vet për t’i dhënë ndihmë në QMF-në e Komoranit. Megjithatë vajza nuk iu mbijetoi lëndimeve të marra.

Vozitësi është dërguar në mbajtje, ndërkaq banorët ngritin shqetësimin për rrezikun me të cilin përballen përherë, meqë mundësi kalimi këmbësorët kanë vetëm disa kilometra larg.

Andaj këta kërkojnë nga institucionet një zgjidhje më të shpejtë, ngase kujtojnë se si pasojë e mungesës se vendkalimeve në këtë rrugë ka pasur edhe viktima tjera më parë.

You may also like