Vetura futet në qendrën tregtare në Emmental të Zvicrës – një i vdekur

by admin
Spread the love

Në Kantonin e Bernës aktualisht është duke u zhvilluar një operacion policor. Arsyeja: Një veturë është futur në një qendër tregtare. Me këtë rast ka humbur jetën një person.
Një lexues i gazetës “Blick” ka raportuar të mërkurën në mëngjes se një veturë është përplasur në Ilfiscenter në Langnau, në Emmental BE. “U trondita”, pohon lexuesi, i cili në fakt aty pranë po bënte pazar. Ai nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht – vetëm se në vendngjarje ka shumë policë.

Policia e Kantonit të Bernës konfirmoi një intervenim, transmeton portali Shtegu. Në këtë ngjarje jetën e ka humbur një person – dyshohet se ka qenë vozitësi i veturës.

Rrethanat e sakta janë ende të paqarta.

You may also like