Vettingu në Politikë: LSI del kundër PD-së

by admin
Spread the love

Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho doli kundër nismës së PD-së për të kryer vettingun në politikë. Një qëndrim i tillë shpreh qartë ndasitë që kanë mes dy partive që dikur ishin aleate në zgjedhjet e 25 prillit.

“Nëse më pyet si Erisa Xhixho që je pro që zyrtarët e korruptuar duhet të shkojnë në burg, patjetër që po. Nëse më pyet për propozimin e PD-së, ka qenë një propozim i 2018, cili e ka hedhur poshtë Venecia, komisioni më i rëndësishëm për konsultimet e ndryshme. Po flas për ecurinë e këtij projekti, komisioni i Venecias është shprehur se për nga mënyra se si është hartuar ai ligj ka problemet e tij, e ka hedhur poshtë në një farë mënyre. Në momentin që funksion sistemi i drejtësisë, SPAK, ILDKP, e ligji antimafia çdo tjetër atëherë nuk ka nevojë për vetting. Propozimet që prekin Kushtetutën duhen parë me seriozitet e më shumë përgjegjësi, duke mos e parë si garë se kush propozon më shumë ndryshimet kushtetuese, e amendimet e propozuara janë fundi i procesit”, tha Xhixho në emisionin Zona Zero në Top News.

You may also like