Vetmia shkakton Parkinson? Cfarë tregon studimi i fundit!

by admin
Spread the love

Vetmia rrit rrezikun që të sëmuresh nga infarkti i zemrës, hemorragjia cerebrale apo demenca, por sipas një studimi të ri britanik ajo mund të rrisë edhe rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit.

Si qenie sociale, njeriu ka nevojë për lidhje njerëzore, thonë hulumtuesit, e vetmia nuk është problem vetëm në moshë të madhe, kur zvogëlohet kontakti me familjen, kur një partner ndërron jetë apo kur njeriu nuk është më në gjendje të lëvizë siç duhet. Parë nga ana psikologjike dikush është i vetmuar, kur e ndjen si të dhimbshme vetminë apo ndjehet i izoluar megjithë kontaktet sociale dhe ndien se nuk është pjesë e asgjëje.

Jo vetëm të moshuarit, edhe të rinjtë apo 30-vjeçarët mund të ndjehen të vetmuar, sidomos në rastin e izolimit asocial. Vetmia kthehet në problem, kur bëhet kronike e ndikon negativisht në psikikën e njeriut dhe shëndetin fizik. Sipas llogaritjeve, njerëzit e vetmuar shfaqin një nivel të lartë të kortizolit që çon në plan afatgjatë në rritjen e tensionit të gjakut dhe vlera të larta të sheqerit.

Sistemi imunitar dobësohet, trupi nuk i lufton dot mirë inflamacionet në trup dhe kjo nga ana e saj favorizon sëmundjen kardiovaskulare. Vetmia kronike pra rrit ndjeshëm rrezikun e infarktit të zemrës, të hemorragjisë cerebrale, kancerit apo demencës. Studimi britanik del në përfundimin se ndonëse ajo në vetvete nuk e shkakton Parkinsonin, mund ta rrisë ndjeshëm rrezikun e kësaj sëmundjeje neurodegjenerative, shkaku i së cilës nuk është shumë i qartë.

Në mënyrë tipike Parkisoni shfaqet në fillim me ngrirje muskujsh, ngadalësim të lëvizjes dhe dridhje të pakontrolluara. Rreziku i sëmundjes sipas studimit, është 37% më i lartë tek njerëzit e vetmuar.


Top Channel

You may also like