Vetëvendosje synon marrjen e pushtetit në secilin institucion (VIDEO)

by admin
Spread the love

Nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati, ka deklaruar se Qeveria Kurti po synon  të marrë gjithë pushtetin në secilin institucion.

Këtë deklaratë Kastrati e bëri në kuadër të emisionit “News Talk” me Dafina Lata në Klan Kosova FM.

Madje, Krastrati ka thënë se kjo qasje nuk është demokratike dhe si “PSD vazhdojmë të mendojmë se Kurti është rreziku i këtij vendi duke e njohur ideologjinë e tij”.

Sipas Kastratit, Qeveria Kurti nuk e ndaloi shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ai gjithashtu ka shprehur kritikë për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë që nuk e ka publikuar vendimin e tarifave të reja të energjisë.

You may also like