Vetëm për Keisin dal nga BBV, ju tjerat nuk keni shanse me mua

by admin
Spread the love

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes për jetën e tij private.

Ka qenë vetë reperi, i cili gjatë një bisede me njërën nga banoret e “BBVK”, ka rikujtuar ish-partneren e tij Keisin. “Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkt.

Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”, u shpreh Stresi, duke lënë të kuptohet se Keisi është i vetmi person që mund ta “nxjerrë” nga “BBVK”.

Jeta private e reperit është përfolur shpesh në mediat rozë, herë për ribashkim me ish-partneren e tij Keisin, herë për romanca të reja…

You may also like