Vetëm një njeri mund të më ndalë mua që mos të merrem më me Kiarën

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli është kthyer në një nga personazhet më të dashur të momentit për publikun shqiptar. Këngëtari, i cili së fundmi është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother ka arritur të bëjë për vete një pjesë të madhe të shqiptarëve.

Që në momentin e parë kur ka hyrë në shtëpi, ai nuk ka reshtur së thëni se ka një pëlqim për një nga konkurrentet e këtij edicioni. E bëhet fjalë për moderatoren Kiara Tito, së cilës ai i ka shprehur simpatinëqë në ditët e para.

Dyshja kanë tashmë një marrëdhënie të konsoliduar, teksa Kiara i ka kërkuar Luizit kohë për të kuptuar se çfarë ndjen për të. Pak ditë më parë, ata kanë pasur edhe një ulje në marrëdhënien e tyre, por Kiara ka vendosur t’i japë një shans të dytë.

Së fundmi, në një bisedë me banorët e tjerë, Luizi ka deklaruar se vetëm një femër mund ta ndalojë atë mos të merret me Kiarën. Dhe ajo është nëna e këngëtarit.

Luizi: Veç po u hap ajo derë dhe hy një femër, vetëm një femër mund të më ndalë mua që mos të merrem me Kiarën.

Olta: Kush?

Luizi: Veç po hyri nëna, se thotë lëre se flas vetë me të.

You may also like