Vetëm mbrëmë, katër të rinj në emergjencë, u lënduan nga trotinetet elektrike

by admin
Spread the love

Mbrëmjen  e së premtes, katër persona kërkuan ndihmë mjekësore në emergjencë në Prishtinë, pasi kishin pësuar lëndime nga trotinetet eklektikë.

Sipas mjekut kujdestar, Lavdrim Agushi, të rinjtë kishin pësuar lëndime serioze.

Njëri kishte pësuar thyerje të kafkës, tjetri shqyerje të veshit, një tjetër ishte goditur nga një veturë e njëri kishte pësuar lëndime të shumëfishta.

“Një 19-vjeçar me frakturë të bazës së kafkës dhe lëndime të tjera serioze. Një 7-vjeçar duke lozur me trotinet e goditur nga vetura. Një 21- vjeçar me lëndime të shumëfishta të ekstremiteteve si dhe një katërvjeçar me shqyerje të veshit si pasojë e rrëzimit me trotinet”, ka shkruar Agushi në facebook.

Vetëm mbrëmë katër të rinj, kërkuan ndihmë mjekësore, pasi u lënduan nga trotinetet

“Shpejtësia, pakujdesia, sidomos mungesa e infrastrukturës te ne dhe shumë faktorë tjerë po shkaktojnë lëndime serioze që kushtojnë me jetë”, shtoi ai.

You may also like