Vetëm katër zyrtarë kontrollojnë cilësinë e ilaçeve – më pak se 100 mostra të testuara në vit (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Laboratori i Kontrollit të Cilësisë në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale ka vetëm katër zyrtarë që bëjnë kontrollimin e cilësisë së barnave, të cilat futen në tregun kosovar dhe që janë të regjistruar në këtë agjenci.

Sipas drejtuesit të këtij laboratori, Lutfi Milaku, në 2012 ishin 14 zyrtarë të tillë të profileve profesionale, si farmacistë, kimistë, mikrobiologë, por që asnjëherë deri më tani ky numër nuk është zëvendësuar.

Milaku theksoi se numri prej katër vetash siç është aktualisht është tejet minimal, krahasuar me vendet e rajonit si, Kroacia që ka 50 zyrtarë dhe Shqipëria 20, njofton Shqip.

Kësisoj numri i mostrave që janë analizuar sipas planit të rregullt në 2022 nuk është as 100, pra janë analizuar vetëm 65 sosh. E, përgjatë pesëmujorit të këtij viti janë analizuar diku rreth 30 mostra, përgjatë kësaj jave janë duke u analizuar dy lloj ilaçesh sa i përket kontrollit të cilësisë.

Nga ky institucion thonë se ka pak raportime sa i përket dyshimeve në kualitetin e ilaçeve, apo të ndonjë efekti anësor.

Laboratori i Kontrollit të Cilësisë në AKPPM nuk asnjë teknik-laborant, derisa stafit aktual nuk iu njihet rrezikshmëria në punë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like