Vështirësohet situata ekonomike në Gjermani, paraqitet projekt-buxheti shtrëngues për vitin 2024

by admin
Spread the love

Tashmë qeveria gjermane ka miratuar një projekt-buxhet shtrëngues për vitin 2024, pasi ekonomia po përballet me probleme për shkak të peripecive të shumta prej kohësh.

Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi në parlament se buxheti i vendit për vitin 2024 do të shtrëngohet pas disa vitesh shpenzimesh masive për të trajtuar pandeminë e koronavirusit dhe një krizë energjetike të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

“Tani është gjithashtu e qartë se ne do të hartojmë përsëri buxhete që nuk do të përpiqen të luftojnë krizat me këto fonde shtesë të financuara nga kreditë, por më tepër fokusoi në mënyrë shumë specifike në të ardhmen e vendit tonë, dhe ky është buxheti federal që ne kemi paraqitur tani”, tha Scholz.

Qeveria e koalicionit gjerman miratoi të mërkurën një draft të buxhetit të vitit të ardhshëm pas negociatave të ashpra, duke synuar të vendosë shkurtime të thella pas viteve të shpenzimeve të mëdha.

Ekonomia kryesore e Evropës, e cila ra në recesion në fillim të vitit, ndërsa rritja e inflacionit dhe rritja e normave të interesit morën ndikimin e tyre,  parashikon shpenzime prej 445.7 miliardë eurosh vitin e ardhshëm, nga 476.3 miliardë e planifikuar për vitin 2023.

Sipas draftit pavarësisht rënies, shpenzimet do të jenë ende 25 për qind më të larta se në vitin 2019.

Prandaj, edhe huamarrja pritet të bjerë në mënyrë drastike. Për vitin 2024, parashikohen 16.6 miliardë euro borxhe të reja, nga 45.6 miliardë që ishin në vitin 2023.


Top Channel

You may also like