Vesa Luma paralajmëron rikthimin, ja kur do të vijë kënga e re

by admin
Spread the love

Prej disa vitesh, Vesa Luma, këngëtarja e njohur shqiptare është shkëputur nga muzika dhe i është dedikuar jetës së saj të re me familjen e saj në Australi.

Edhe pse nuk ka sjellë këngë të reja, ajo vijon të mbetet shumë e preferuar në vend, teksa numëron me mijëra fansa.

Vesa është shumë aktive në rrjete sociale dhe herë pas here i jep mundësinë edhe ndjekësve të saj të bisedojnë me të.

E së fundmi, në një “Q&A”, një prej ndjekësve të saj e ka pyetur Vesën se kur do do të sjellë një këngë të re. E Vesa ka zbuluar se kënga e re do të vijë më shpejt se pranvera.

“Kur do fillosh të bësh përsëri këngë? Këngë nga ato që prekin telat e zemrës”- shkruan ndjekësi, ndërsa Vesa përgjigjet “Erdhaaa erdhaaaa, ma shpejt se pranvera”- tregon Vesa Luma.

You may also like