Vërtet është miliardere, por Kylie këtë gjë e bën si ne! – Shqip

by admin
Spread the love

Kylie Jenner vërtet është miliardere, por kur vjen puna te bizhuteritë kujdeset vetë për t’i mbajtur të pastra duke përdorur një metodë të vjetër. Mënyra më efektive për të pastruar bizhuteritë është përdorimi i uthullës së bardhë dhe sodës së bukës.

Kylie postoi një video ku tregoi procesin e pastrimit të një pjese të bizhuterive të saj të preferuar me 345 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Kylie pastroi një unazë argjendi të blerë në vitet e saj të adoleshencës dhe ndoqi këshillën nga Happy House Cleaning.

Këshilla e pastrimit tregonte: Vendosni artikujt prej argjendi në një tas me madhësinë e duhur dhe mbulojini me uthull të bardhë të distiluar. Shtoni sodë buke në tas, proporcionet e përafërta janë 4 lugë buke për çdo filxhan uthull. Sapo uthulla e bardhë dhe soda e bukës të kombinohen, tretësira shkrihet për të krijuar një lëng efektiv pastrimi për bizhuteritë tuaja. Udhëzimet thonë se ju duhet të vendosni argjendin në përzierje për të paktën një orë për rezultate perfekte

You may also like