VERSAJË – Macron: Kushtet e Putinit për armëpushim në Ukrainë janë të papranueshme

by admin
Spread the love

VERSAJË, 10 mars /ATSH-DPA/- Kushtet e presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim në Ukrainë nuk janë të pranueshme për asnjë nga palët e përfshira në konflikt, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

“Më duhet të rrëfej se sot kushtet e Putinit të vendosura në tryezë nuk janë të pranueshme”, tha Macron, duke iu referuar një telefonate një orëshe që ai zhvilloi sot me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kreun e Kremlinit.

“Pra, pyetja është, a është Putin gati të angazhohet sërish me ndershmëri dhe të propozojë diçka?”, tha Macron.

Presidenti francez Macron tha se do të fliste sërish me Putinin gjatë orëve në vijim.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like