Veron: Interi ka fuqi dhe cilësi, Lautaro është një kampion

by admin
Spread the love

Ish-mesfushori i Interit, Juan Sebastian Veron ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ku ka folur për skuadrën e Simone Inzaghit:

“Skuadra ka fuqi, cilësi teknike dhe vendosmëri. Kaloi një moment të vështirë, por tani arriti të dalë nga tuneli dhe kjo ndodh vetëm nëse ke cilësi të larta teknike dhe morale.

Ajo që më pëlqen më shumë te zikaltërit është dominimi i fushës së kundërshtarit me pasime të shpejta vertikale. Pastaj shfrytëzojnë shumë edhe krahët, duke krijuar superioritet”, ka thënë argjentinasi.

Veron ka thënë diçka edhe për bashkatdhetarët e tij Joaquin Correa dhe Lautaro Martinez: “E dini që për Correan kam debulesë, e kam ndihmuar kur ishte një fëmijë dhe shpresoj që të arrijë të ndërtojë një karrierë të madhe. Ndërsa “demi” është një kampion tashmë”, ka thënë mes të tjerash Veron. / Oversport.tv

Foto: Inter Facebook

You may also like