Vendoset finalja e Kupës së Kosovës në futsall, Prishtina përballë Liqenit

by admin
Spread the love

Tanimë kemi mësuar dy kundërshtarët e fundit të Kupës së Kosovës në futsall, ku skuadra e Prishtinës do të përballet me atë të Liqenit.

Të dyja këto ekipe arritën që në fazën e gjysmëfinales të tregohen më të suksesshme se rivalët e tyre, ku Prishtina e mposhti në dy ndeshje Pejën me rezultat të përgjithshëm 5:2, respektivisht, 2:1 në ndeshjen e parë dhe 3:1 në ndeshjen e kthimit në qytetin e Pejës.

Ndërkaq, Liqenin e kualifikoi ndeshja e parë e zhvilluar kundër Liburnit, në të cilën triumfoi me rezultat të thellë 6:1, kurse në ndeshjen e kthimit pësoi humbje me rezultat 5:2, duke bërë që rezultati final brenda dy ndeshjeve të jetë 8:6 në favor të Liqenit.

You may also like