Vendos një gol i Kane, Tottenham shpreson për një vend në Champions

by admin
Spread the love

Tottenham vuan përballë Burnley por në fund arrin që të fitojë tre pikë me peshë, që mbajnë gjallë shpresat për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

“Gjelat” dominojnë pjesën e parë, por arrijnë të zhbllokojnë sfidën falë një penalltie të kthyer në gol nga Kane në minutën e 8-të shtesë.

Skuadra e Contes luan më mirë edhe në fraksionin e dytë të lojës, por nuk arrin të konkretizojë rastet e krijuara.

Goli i Kane vendos fatin e kësaj sfide dhe Tottenham ngjitet përkohësisht në vendin e 4-t në renditje me 2 pikë më shumë se rivalët e Arsenal.

Burnley duhet të vuajë edhe në javët e mbetura (ka 2 ndeshje për të luajtur), sepse nuk e ka siguruar akoma qëndrimin në Premier League. / Oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur Twitter

Angli-Premier / Java e 37-të

Tottenham- Burnley 1-0

Kane 45+8 (pen)

You may also like