Vendimtar te Milani, Sandro Tonali fiton çmimin Lojtari i Muajit në Serie A

by admin
Spread the love

Sandro Tonali është shpallur Lojtari i Muajit për majin në Serie A. Çmimi do ti dorëzohet lojtarit para fillimit të ndeshjes Sassuolo-Milan, që do të zhvillohet në orën 18:00 në “Mapei Stadium” dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

“Sandro Tonali ka zhvilluar një sezon në rritje të vazhdueshme derisa u afirmua si një nga mesfushorët më të mirë të kampionatit”, ka thënë administratori i Lega Serie A, Luigi De Siervo.

Mesfushori kuqezi ka treguar personalitet dhe me paraqitjejet e tij ka qenë vendimtar gjatë muajit maj, duke ndihmuar Milanin që të qëndrojë në krye të renditjes së kampionatit deri në javën e fundit. / Oversport.tv

You may also like