Vendimi i “Kushtetueses” për Metën, nënkryetari i LSI ‘godet’ me deklaratën

by admin
Spread the love

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ai tha se parlamenti është vendosur në pozicionin më të vështirë në këto 30 vite. Edhe njëherë Vasili tha se parlamenti u përdor si leckë për të fshirë këpucët e kryeministrit.

Ndër të tjera Vasili shtoi se Presidentit iu mohua e drejta e të shprehurit dhe se ai do të shkarkohej se donte të zbatonte Kushtetutën.

Nënkryetari i LSI kishte edhe rezervat e tij në lidhje me Gjykatën Kushtetuese që pranoi se procedura për shkarkimin e presidentit ishte përgjithësisht normale.

Pyetje: Ishte surprizë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Metën?

Vasili: Nuk pata asnjë surprizë pasi kjo ndodhi e shëmtuar ishte praktikisht e pabazë në cdo lloj pikëpamje, dhe gjeja më e rëndë që ka ndodhur në këtë cështje nuk ishte vetëm procedura por për të krijuar precedentin më të rrezikshëm. Për të shëbryer si një kërbac ndaj cdo institucioni.

U përdor parlamenti si leckë për të fshirë këpucët e kryeministrit. Nuk besoj se këta njerëz janë skuqur se donin të zhbënin themelet e republikës. Nuk i bëjnë gje presidentit si institucion.

Meta është në një dimension më të gjerë . Kurrë më parë asnjë mazhorancë nuk kanë guxuar të hedhin një hap kaq të rëndë. U ndërmorr një procedurë ku shkeljet ishin nga më të rëndat në historinë e parlamentit shqiptar. Presidentit nuk iu garantua e drejta të tregonte.

Këta donin të censuronin gjuhën e presidentit. Përse do e shkarkonin?Se donte zgjedhje të lira dhe të ndershme? Ai ka qenë aq i rrepte ndaj mazhorancës por nuk ka kursyer as opozitën.

Nuk ka promovuar kurrë asnjë forcë politike. Presidenti sipas tyre duhej te shkarkohej se donte të zbatonte kushtetutën.

Pyetje: Është tregues se drejtësie e re po funksionon?

Vasili: Jo jemi shumë tutje. Unë jam shumë i keqardhur që GJK, të pranojë që procedura për shkarkimin ka qenë përgjithësisht normale. Nuk ka një gjë të tillë. Në GJK Kuvendi coi dokumente të falsifikuara. I coi për një dhunim skandaloz të procedurave.

Presidentit iu mohua të shprehej, është e drejta e tij me ligj. Parlamenti ishte i mbaruar. Ishin zgjedhur deputetet e tjere. Ishte turp e skandal i madh.

Po të ishin një GJK me identitet të forte s’do e fuste fare për gjykim këtë cështje. GJK ka humbur një kohë të gjatë kot. Ishte një turp i padëgjuar. Është sikur edhe mua që flas me ju të më censurojnë.

Presidenti ka shprehur opinionet e veta. Jemi sh larg një drejtësie që funksionon, është e kapur prej fyti.

You may also like