Vëllai i tij punon si këshilltar i Belinda Ballukut? Reagon Belind Këlliçi dhe sqaron si e qëndron e vërteta

by admin
Spread the love

Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me informacion që vëllai i tij punon si këshilltar i Belinda Ballukut.

Reagimi i plotë:

“Për të gjithë ata që janë konfuzuar në lidhje me lajmet e fundit rreth vëllait tim Reshard Këlliçit dhe për ato media që ‘rastësisht’ pyesin deputetin Basha për vëllain tim, sqaroj me përgjegjësi të plotë se:

Reshard Këlliçi, vëllai im ka punuar për rreth 4 vite si avokat për financimin dhe zhvillimin e projekteve energjitike dhe infrastrukturore me studion ligjore globale Hogan Lovells, e bazuar në Ëashington DC dhe Londër.

Redi shërben aktualisht si Ekspert për Shqipërinë pranë Sekretariatit të Energjisë për Bashkimin Europian me specialitet të veçantë – këshillimin e institucioneve.

Vëllai shërben si Sekretar i Përgjithshëm i Bordit Drejtues të AmCham (Dhomës Amerikane të Tregtisë) dhe gjithashtu shërben si Anëtar Bordi i të njëjtës organizatë. Një nga principet kryesore të AmCham është rritja e investimeve Amerikane në Shqipëri dhe përmirësimi i klimës së biznesit në vend.

Redi nuk ka dashur asocimin me një ndërmarrje shtetërore që në fillimin e tij, pasi gjithmonë ka patur orientimin e punës në sektorin privat. Sidoqoftë, për më shumë se një arsye, bisedat paraprake në lidhje me investimet amerikane në fushën e Energjisë, përfshirë këtu projektin e gazit natyral të likuifikuar ku zhvilluesit kryesorë të projektit janë Exxon dhe Açelerate, dy kompani amerikane të njohura botërisht, ishin diçka që kërkonin njohuri dhe sofistikim komercial dhe ligjor me praktikat amerikane, gjë që vëllai im (si pak kush sot në Shqipëri) e posedon dhe ushtron përditë në praktikën e tij si partner tek Studio Ligjore Frost & Fire Consulting. Ishte si në interesin e Shqipërisë por dhe veçanërisht në atë të Amërikes që ky projekt të shkonte sa më mirë. Për këtë arsye, vëllai i la mënjanë bindjet personale dhe iu përgjigj pozitivisht kërkesës së përsëritur nga aktorë të ndryshëm, kombetarë dhe të huaj (kryesisht amerikanë) që të përfshihej për 1 vit në Albgaz në kapacitetin e tij si Këshilltar Juridik.”-shkruan Kellici.

You may also like