“Vëllai i Edi Ramës na paraqet si terroristë”, Berisha: Shqipëria është kthyer vasale e Serbisë si në vitin 1945

by admin
Spread the love

Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer Shqipërinë në vasale të Serbisë. Ai deklaroi nga Dibra se presidenti serb, ‘vëllau i Ramës’ po i paraqet shqiptarët si terroristë, ndërkohë që minoriteti serb në Kosovë është më i mbrojturi në planet.

Sipas Berishës, “të vjen zor dhe të vjen keq kur shikon se qeveria jote bëhet zëdhënëse e qeverisë së Beogradit e një Beogradi që demonstron armiqësi absolute ndaj shqiptarëve”.

“Pra, a jemi ne në rrezik, vendi është në rrezik. Të kthehemi te marrëdhëniet e Edi Ramës me Aleksandar Vuçiçin. Cili e ka lexuar fjalimin e Vuçiç pasi u kthye nga Brukseli para dy ditësh. Ai na paraqet ne terroristë. Shqiptarët po terrorizojnë serbët në Kosovë dhe serbët thotë ai po torturohen, ose NATO t’i ndalë ose do i ndalim vetë. Nuk ka minoritet në planet që të jetë më i mbrojtur se minoriteti serb në Kosovë. Me ligje e kushtetutë, përfaqësohet mbi 5 herë në raport me popullsinë në parlament. Kush po e kërcënon minoritetin serbe? Po e kërcënon Vuçiçi dhe urrejtja e tij ndaj shqiptarëve. Po çfarë është Vuçiçi, vëllau i Edi Ramës. Rama në samitin e NATO-s u bë avokati i tij.

Disa çështjes nuk janë aspak partiake. Është gjëja më e dhimbshme që ne këto t’i trajtojmë si demokratë dhe të mos jemi një me çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet partiake. Le ta pyesim Edi Ramën, more zotëri ky vëllau yt Vuçiç çfarë faktesh ka që po terrorizohen serbët në Kosovë. Por je ti dhe ai që keni kërcënuar me luftë në Kosovë deri sa mori kartonin e kuq nga NATO. Deri sa sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha jemi aty dhe aty është kufiri ynë. A tha ndonjë fjalë ky vëllai i tij në Tiranë.

U ndala këtu se Shqipëria sot përveç 1945-ës ndoshta, është më vasale se kurrë e Beogradit dhe të vjen turp, të vjen zor dhe të vjen keq kur shikon se qeveria jote bëhet zëdhënëse e qeverisë së Beogradit e një Beogradi që demonstron armiqësi absolute ndaj shqiptarëve. Kanë ardhur armiqtë e Kadirovit nga Çeçenia në Mitrovicë, një njeri ky më i rrezikshmi në Europë pas Vladimir Putinit. Ky është Putini i vogël, por është po kaq agresiv, po kaq paranojak, kaq çnjerëzor, natyrisht nuk i ka armët e Putinit”, deklaroi Berisha.

You may also like