Vëllai i aktivistit të vrarë të LDK-së e pranon se do të jetë dëshmitar në Speciale

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Imer Imeri, vëllai i Haki Imerit, ish-aktivistit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur lidhur me rastin që ka ndodhur në vitin 1999-të.

Ai në RTV Dukagjini e ka pranuar se do të jetë dëshmitar i Gjykatës Speciale.

“Unë jam dëshmitar i Gjykatës Speciale, i hapur, çka i kam thënë Prokurorisë, nuk i qes para jush. Por qeto punë që i kam qitë moti kohë në EULEX, këto i them edhe para jush, a po i lypni?”, tha ai.

Imeri tha se publiku do të sheh atë në Speciale, duke deklaruar se para disa ditëve ka bashkëbiseduar me 3 avokatë të viktimave.

Ndryshe, Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, kishte bërë homazhe te varri i Haki Imerit në fshatin Turiqec të Skenderajt, duke e konsideruar atë si një pedagog, përcjell Klankosova.tv

“U shqua si pedagog dhe si njeri i urtë dhe i dashur në shkollën e vendlindjes dhe në Turiqec”, shprehej Thaçi.

You may also like