Veliera legjendare italiane vjen në Marseille për etapën e parë të lundrimit rreth botës (fotot)

by admin
Spread the love

Anija “e lashtë” italiane Amerigo Vespucci ndaloi sot në portin francez të Marseille për të nisur udhëtimin e saj të dytë rreth botës.

Veliera më e vjetër e marinës së Italisë ka kryer 92 vjet në det por shkëlqen si e re, dhe tashmë pritet të ndalojë në 31 porte të 28 vendeve të ndryshme.

Kapiteni i saj aktual Luigi Romagnoli, tha se më shumë se gjysmën e lundrimit të saj mjeti do ta kryejë me energjinë e erës.

“Gjatë lundrimit do të vizitojmë 31 porte në 28 kombe të ndryshme. Do të jetë një turne 20 mujor që do të promovojë Italinë në të gjithë botën”.

Anija gati-njëshekullore Amerigo Vespucci, është padyshim një bukuri e rrallë dhe turneu i saj rreth botës, përfshin trajnimin tradicional të kadetëve detarë dhe promovimin kombëtar në portet e përshkuara nga fushata.

Vespucci nisi lundrimin e saj nga porti i Genoa e shoqëruar nga një paradë barkash vendase dhe të rojës bregdetare, si dhe me fluturimet e avionëve akrobatikë të flotës ajrore italiane.

Sipas traditës së vjetër të lundrimeve detare, Vespucci shpërndan nëpër botë historinë kulturën dhe inxhinierinë e shkëlqyer të prodhimeve italiane.

Turneu i saj do të konsolidojë bashkëpunime në fushat akademike e universitare, në mbrojtje të kërkimit shkencor dhe mbrojtjes së sistemeve mjedisore detare.