Vedati në rolin e Gixhës, shpërthejnë të qeshurat në shtëpin e BBVK (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Banori më i ri i ‘reality show’ Big Brother VIP Kosova, humoristi Vedat Bajrami, ka sjellë në shtëpinë e “Vëllait të Madh” goxha atmosferë pozitive.

Kanë mjaftuar pak sekonda që prej hyrjes së tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova dhe aktori komedian, njëherësh konkurrenti më i ri i këtij formati televiziv, Vedat Bajrami mbreme nisi me batutat e tij.

Batutave dhe mënyrës së tij unike të të treguarit histori të ndryshme, vështirë se po iu përmbahen banorët e tjerë të shtëpisë.

Kësisoj, Vedati gjatë ditës së sotme ka hyrë pak në rolin e tij ikonik, të njohur si Gixha, teksa djemtë që ishin në oborr me të shpërthyen në të qeshura, posaçërisht Andi.

Shiko videon:

You may also like