Vedat Muriqi në La Liga!/ Sulmuesi kosovar do të luaj kundër klubeve më të forta në botë, ja kur do ta vizitojë ‘Camp Nou’ dhe do të përballet kundër Real Madridit

by admin
Spread the love

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Vedat Muriqi është lojtari më i ri i Mallorcas.

Sulmuesi kosovar i cili nuk është se ka kaluar kohën më të mirë te Lazio, do të kërkojë që të rikthehet në formën optimale me skuadrën spanjolle.

Muriqi i cili pritet të prezantohet brenda këtyre 2-3 ditëve të ardhshme, me siguri do të ketë më shumë minuta në dispozicion te Mallorca.

Por, me klubin e ri e pret edhe ‘ferri’, si shkak i pozitës së Mallorcas në tabelë, ku për momentin është në vendin e 17’të (vetëm një vend më lartë se zona e kuqe), ku roli i Muriqit si sulmues pritet të jetë deçiziv në luftën për mbijetesë këtë edicion.

Muriqi nuk do ta ketë të lehtë në një nga ligat më të forta në botë, por vetë mundësia e artë e cila i ka ardhur për të tregua kualitetet e vërteta që posedon prizrenasi, do të vihet në test kundër klubeve më të forta në botë.

Mallorca me Muriqin do të presin më 13 mars – mbretërit e Spanjës – Real Madridin, kurse më 1 maj, Muriqi pritet ta vizitojë stadiumin e famshëm ‘Camp Nou’, ku do të ketë përballë Barcelonën.

You may also like