Vedat Muriqi flet para ndeshjes me Real Madridin: Është ekipi më i madh në botë

by admin
Spread the love

Real Madrid ka udhëtuar për në stadiumin ‘Visit Mallorca’ për t’u përballur me skuadrën e Mallorca-s, shkruan Insporti.

Madrilenët me një fitore do të mbetnin 10 pikë përpara në krye të tabelës. Ndërsa Mallorca nis ndeshjen me vetëm dy pikë mbi zonën e rënies dhe se një fitore do të rindezte shpresat e tyre për të shmangur rënien, pas katër humbjeve të njëpasnjëshme.

Para ndeshjes ndaj Real Madridit ka folur edhe ylli prizrenas, Vedat Muriqi, i cili tha se Real Madridi ëhtë ekipi më i madh në botë.

“Po ndihem më mirë, po flas veçanarisht për vetën, kam pas problem muskulor por kam pasur terapi me fizioterapeutët. Do të jëm 100% gati për ekipin. Kemi pasur tërë javën të përgatitemi për ndeshjen ndaj klubit më të madh, Real Madridit. Nuk do të thëm që është e pamundur t’i marrim 3 pikët, në futboll ndodh gjithçka.

“Ekipi pati nevojë për ndihmë time, falenderoj të gjithë njerëzit këtu që më kanë ndihmuar ta gjejë vetën. Jam sulmues dhe duhet të shënojë gola, por nuk jam vetëm i fokusuar vetëm të golat, duhet ta ndihmojë ekipin aty ku i duhem.

“I garantojë të gjithëve që nuk është aq e lehtë për Real Madridin, mbase do të humbin, do të fitojmë por ne do ta japim 100% tonë. Ne jemi përgatitur mirë dhe i dimë pikat e dobëta të Real Madridit” – tha ndër tjera Muriqi.

Ndeshja starton me fillim nga ora 21:00

/Insporti.com

You may also like