Vdes ‘mbreti’ i vjetër luan i rezervatit Serengeti, i vrarë nga rivalët e rinj pas mbretërimit dhjetë-vjeçar (fotot)

by admin
Spread the love

Kreu i një tufe të famshme luanësh në rezervatin më të madh natyror të Tanzanisë, është vrarë së fundmi në një betejë mizore me rivalët e rinj, që morën dominimin e tufës.

‘Bob Junior’ – i emëruar sipas legjendës së muzikës raggae Bob Marley – ishte një felin gjigant fotozhenik, i njohur nga të gjithë vizitorët dhe guidat turistike, që i bënin homazhe pas lajmit të humbjes së kurorës dhe vdekjes.

Ai me të vëllanë Tryggve, mbaheshin si luanët më të fortë të parkut kombëtar Serengeti dhe kishin drejtuar tufën e tyre prej gati dhjetë vjetësh.

Luani i njohur nga vendasit si Snyggve dhe që adhurohej si një celebritet nga ata që e njohnin, raportohet se nuk luftoi kur u sulmua nga rivalët e rinj dhe se ishte nënshtuar ndaj fatit të tij, ndërsa i vëllai u vra ne nje sulm vecmas.

Tryggve u vra në një sulm të veçantë dhe zyrtarët e botës së egër kanë përgatitur një ceremoni varrimi për dy luanët.

Zyrtari i mbrojtjes së parkut Serengeti, Fredy Shirima tha për BBC se rivalët e rinj kishin disa kohë që komplotonin për rrëzimin e liderit.

“Këto incidente ndodhin normalisht kur kreu i tufës bëhet i vjetër ose kur luanë të tjerë më të rinj nuk janë të kënaqur me drejtimin e tij të një territori ka të madh”.

Zoti Shirima tha se punonjësit po përpiqen të përcaktojnë atë që ndodhi me Tryggve, teksa sulmet ndaj dy vëllezërve drejtues ishin të veçanta.

Parku Serengeti strehon rreth 3,000 luanë, teksa jetëgjatësia e luanëve meshkuj llogaritet në një mesatare prej dhjetë vjetësh.


Top Channel

You may also like