Vdes ish-trajneri i Anglisë – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-trajneri i Anglisë, Terry Venables, ka vdekur në moshën 80-vjeçare.

Venables ishte në krye të Anglisë kur kjo kombëtare arriti në gjysmëfinale të Euro 96, pasi kishte krijuar një karrierë shumë të suksesshme si trajner me Crystal Palace, QPR, Barcelona dhe Tottenham.

Ai gjithashtu bëri mbi 500 paraqitje për Chelsea, Tottenham, QPR dhe Crystal Palace si lojtar, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, talenti i tij nuk qëndronte vetëm në fushë.

Në një deklaratë nga familja e Venables thuhet:

“Jemi plotësisht të shkatërruar nga humbja e një burri dhe babai të mrekullueshëm, i cili ndërroi jetë në paqe dje pas një sëmundjeje të gjatë. Ne do të kërkojmë që të jepet privatësia në këtë kohë tepër të trishtuar për të na lejuar të mbajmë zi për humbjen e këtij njeriu të mrekullueshëm që ishim aq me fat që kishim në jetën tonë”, thuhet në njoftim.

Gjatë karrierës së tij si lojtar, Venables shkruante romane detektive, të cilat më vonë u shndërruan në serialin televiziv Hazell. /Lajmi.net/

You may also like