Vdekja na pret, në ferr do jemi! – Shqip

by admin
Spread the love

Rrëzimi i avionit privat që mbante Yevgeny Prigozhin dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Dmitry Utkin në rajonin Tver të Rusisë është një nga temat kryesore medias botërore. Shumë e prisnin këtë zhvillim dhe po “fotografohet” Putinin si përgjegjës duke thënë se ai “po priste kohën për ta bërë atë” pasi nuk ia kishte falur njeriut të tij tentativën për grusht shteti në Rusi në qershor.

Dhe në fakt, ka një koiçidencë mes 24 gushtit, vdekjes së Prigozhin me atë kur niis rebelimi i tij, 24 qershor, duke u deklaruar se presidenti rus zgjodhi të “godiste” me plotësimin e dy muajve.

Ndërkohë, orët e fundit në rrjetet sociale po qarkullon video e një dialogu mes Prigozhinit dhe ekstremistit të djathtë Utkin, ku diskutohet për “fatin” e tyre, duke treguar se, në një farë mënyre, kanë pranuar që vdekja do t’u herë a vonë.

Në një farë mënyrë kanë thënë një të vërtetë të madhe për atë çfarë i pret pas vdekjes.

Utkin: “Vdekja nuk është fundi, është fillimi i diçkaje ndryshe”.

Prigozhin: “Po, të gjithë do të shkojmë në ferr”.

Utkin: “Pa dyshim”.

Kush ishte Dmitry Utkin?

Mes 10 personave në bordin e avionit të vrarë kur u rrëzua jashtë Moskës të mërkurën ishte edhe nënkryetari i grupit mercenary Wagner, Dmitry Utkin.

Një burrë me një të kaluar të errët dhe të dhunshme, me një fytyrë të ashpër dhe tatuazhe naziste, 53-vjeçari Utkin ishte njeriu që i dha emrin organizatës së Yevgeny Prigozhin.

“Wagner” ishte pseudonimi i tij sipas muzikantit të tij të preferuar, një zgjedhje e çuditshme për një luftëtar. Një tjetër ironi: Utkin vjen nga qyteti i Asbestit në Urale, një qytet i quajtur sipas asbestit vdekjeprurës, kancerogjen.

Fotot tregojnë se Utkin ka shumë tatuazhe naziste.

Ai ishte më parë nënkolonel në shërbimin e inteligjencës ushtarake GRU dhe kishte qenë dy herë në Çeçeni. Ai kaloi në vitin 2013, kur u largua nga shërbimi, në shërbimet e sigurisë.

Wagner u themelua në vitin 2014 nga Utkin, pa u bërë ende e qartë nëse ai ishte vërtet themelues apo një “front” personash të panjohur. “Karriera” e Wagner-it filloi në Ukrainë, ku ajo ndihmoi Rusinë të kapte pjesë të lindjes. Wagner vazhdoi të rekrutonte dhe trajnonte militantë që u dërguan në zonat e konfliktit në mbarë botën.

Bashkimi Evropian e përshkroi Utkin si “përgjegjës për koordinimin dhe planifikimin e operacioneve të vendosjes mercenare”.

“Arma” e tij ishte frika dhe forca brutale. Në Homs, Siri, në qershor 2017, ai thuhet se ka urdhëruar një dezertor të rrihet për vdekje dhe ka regjistruar aktin. Kohët e fundit në Ukrainë, një mercenar i Wagner-it i akuzuar për dezertim u filmua deri në vdekje duke u vrarë me një vare.

Megjithatë, Utkin nuk duket se është larguar nga rrethi i Kremlinit. Ka biseda të regjistruara të tij me oficerë të lartë dhe në vitin 2016 është dekoruar në Kremlin për kontributin e tij në Ukrainë. /tesheshi.com/

You may also like