Vazhdon “trendi”, edhe tri vetura të djegura në veri (VIDEO)

by admin
Spread the love

Autorët mund të kenë qenë e njëjtë, por jo edhe arsyeja.

Ndryshe nga rastet kur së fundmi në veri digjeshin veturat që konvertonin targat në RKS, njëjtë nuk qe edhe në Leshak të Leposaviqit, herët të shtunën. Nga vënia e flakës, pësuan tri makina që kishin regjistrim të Serbisë.

Për targa mbase shtetit të Kosovës nuk iu bind pronari i tyre, por Policisë së tij i besoi, pasi lajmëroi rastin pa zbardhë drita. Sipas zëvendëskomandantit për veri, Veton Elshani po hetohen shkaqet dhe vlerësohet dëmi nga zjarri.

Për këtë rast ka reaguar Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani. Ai akuzoi strukturat ilegale serbe se po targetojnë ata serbë që i  konsiderojnë bashkëpunëtorë të institucioneve kosovare, por që sipas tij çdo autor do të dalë para drejtësisë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like