“Vazhdon të bëhet qesharak deri në dhimbje,”, Paloka tallet me Bashën

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka ironizuar takim e sotëm të kreut të PD Lulzim Bashës me kolegjin e Kryetarëve, duke thënë se ka mbledhur kandidatët humbës në zgjedhjet vendore të 6 Marsit.

Përmes një postimi në Facebook, ish-nënkryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së thotë se edhe kandidatët deklarojnë njësoj si lideri i tyre se nuk kanë humbur asnjëherë dhe pse PD doli forcë e tretë në këto zgjedhje.

“Vazhdon te behet qesharak deri ne dhimbje, po kjo nuk e shqeteson!

Ka mbledhur sot “kryetaret” e degeve 80% te te cileve i ka emeruar vete. “Kryetare” pa antare, disa prej te cileve e vetmja “pune” qe kane bere qe kur jane emeruar, ka qene ndrrimi i bravave ne selite e PD.

Ka mbledhur dhe kandidatet e tij humbes, qe megjithese te renditur te tretet ne garen me tre vete, deklarojne njesoj si “lideri” se nuk kane humbur asnjehere dhe sigurisht qe L.B nuk ka pse jep doreheqje. Beteja sapo ka filluar !Neser do mbledhe fisin dhe krushqine…”, shkruan Paloka.

You may also like