Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

by admin
Spread the love

Edhe sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës në Hagë.

Dje ka dëshmuar Kapllan Parduzi, dëshmitari i tetë i mbrojtjes, i cili ka deklaruar se arrestimi i Salih Mustafës është i padrejtë.

Sali Mustafa është akuzuari i parë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Gjatë muajit prill, ai pritet të mbajë edhe pesë seanca të tjera gjyqësore.

Gjykimi ndaj Mustafës do të fillojë në ora 09:30.

You may also like