Vazhdojnë talljet, Evi Kokalari për Topallin: Aman mos bëni presidente Majlinda Bregun, se do i bjerë infarkt Xhozi

by admin
Spread the love

Evi Kokalari mbështetësja e ish kryeministrit Sali Berisha vazhdon ironinë me ish kryeparlamentaren Jozefina Topalli duke thënë se nëse do bëhet presidente Majlinda Bregu, Xhozi do pësojë infarkt.

Kokalari ka përmendur emrin e Majlinda Bregut, pasi ajo është lakuar në ambientet e politikës si pretendete e mundshme për postin e kreut të shtetit.

“Aman vetëm Majlinda Bregun mos e bëni Presidente se do të na pësoj infarkt kardiak Xhozi”, shkruan Kokalari, e cila disa ditë më parë e akuzoi Topallin si mëndjemadhe dhe xheloze, që nuk i fliste me gojë.

Topalli u përgjigj se nuk e njeh, ndaj nuk i flet.

“Jo. Nuk është ashtu. Nuk kemi miqësi, nuk njihemi” ka thënë Topalli.

You may also like