Vazhdojnë takimet për hyrje të ASH-së në Qeveri – Shqip

by admin
Spread the love

PROCEDURA PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE PAS SIGURIMIT TË SHUMICËS PREJ 2/3

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani u bëri thirrje partive politike që këtë vit, të lënë anash interesat partiake dhe të bashkëpunojnë në procesin eurointegrues të vendit, pasi siç tha ai, ky është një vit ku duhet të sillen vendime strategjike që do ta përcaktojnë ardhmërinë e vendit në dekadat e ardhshme. I pyetur rreth hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, sic njofton KlanM, Osmani tha se, bisedimet dhe takimet në këtë drejtim vazhdojnë, duke shtuar se duhen bërë përpjekje serioze për t’i siguruar vendit ardhmërinë evropiane.

“Ka takime të vazhdueshme, kur do të jetë takimi i ardhshëm formal do të pyesni kryeministrin. Megjithatë, qëndrimi është se ka një momentum të rëndësishëm politik për një koordinim serioz dhe përpjekje e përbashkët që të sigurohen dekadat e ardhshme, siç presin qytetarët nga ne” – tha Bujar Osmani.

Në lidhje me procedurën për ndryshimet kushtetuese, sic njofton KlanM, Osmani tha se, ajo nuk mund të fillojë pa u siguruar shumicë prej 2/3.

“Garantë e vetme për stabilitet afatgjatë, paqe, prosperitet, standard i mirë jetësor, mënyrë evropiane e jetës, sundimi i së drejtës, institute demokratike është vazhdimi i rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nuk ka alternativë tjetër. Nëse dikush ka alternativë tjetër le të dalë dhe le ta ofrojë atë alternativë tjetër, nëse nuk kanë atëherë le të heshtin dhe le të ndihmojnë në këtë proces që qytetarët do t’u ofrojë dukshëm prosperitet dhe ardhmëri më të mirë” – tha Bujar Osmani.

Këto komente, sic njofton KlanM,  Ministri Osmani I bëri gjatë press-konferencës së përbashkët me Zv/Kryesuesen e Këshillit të Ministrave dhe Ministren e Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Bisera Turkoviq. Në takim, sic u tha, u shfaqën tone optimiste se miqësia që ekziston midis njerëzve do të reflektohet edhe në bashkëpunimin e përgjithshëm ndërinstitucional dhe ndërshtetëror midis RMV-së dhe B e H.

You may also like